Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka dhënë një deklaratë befasuese për fansat e tij përmes një postimi në InstaStory, ku ka bërë të qartë se rikthimi i tij në muzikë nuk është i mundur.
Reperi, i cili së fundmi ka ndryshuar emrin artistik në Khattab, ka shkruar se nuk duhet të mbahen shpresa për muzikën e tij.
“Për muzika mos mbani shpresa hiç, kjo s’ka mundësi me ndodh, edhe pse e di që e ndjeni mungesën time, i kam parë ato tiktok-at që ma shumë ju mungon muzika jem se ex-at (ish-at) e juve, ama mos mbani shpresa”, ka deklaruar Fero.
Ky lajm vjen si një zhgënjim për fansat, të cilët kanë shprehur shpesh në rrjetet sociale se u mungon muzika dhe stili i veçantë i reperit. Me kalimin e viteve, Fero ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe është bërë një nga figurat më të njohura të skenës shqiptare të hip-hopit.
Përveç kësaj, Fero ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit për shkak të problemeve me kujdestarinë e vajzës së tij me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli.