GJIROKASTËR

Protestuesit kanë bllokuar rrugën edhe në Gjirokastër duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për mosbindje civile. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se forcat policore janë të shumta. Drejtues të policisë i kanë kërkuar përfaqësuesve të opozitës dhe protestuesve të largohen dhe të lirojnë rrugën.

Protestuesit kanë ndaluar në kryqëzimin e rrugës Përmet-Tepelenë- Gjirokastër duke thirru “Rama ik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb