Gati një e katërta e kompanive japoneze kanë adoptuar Inteligjencën Artificiale (Al) në bizneset e tyre, ndërsa më shumë se 40 për qind e tyre nuk kanë plan të përdorin teknologjinë më të fundit.

Sondazhi, i kryer nga Nikkei Research, shtroi një sërë pyetjesh për 506 kompani gjatë 3-12 korrikut, me rreth 250 prej tyre që u përgjigjën, në kushte anonimiteti.

Bëhet e ditur se rreth 24 për qind e të anketuarve thanë se kanë integruar tashmë AI në bizneset e tyre dhe 35 për qind po planifikojnë ta bëjnë këtë, ndërsa 41 për qind e mbetur nuk kanë plane të tilla.

Gjithashtu, 60 për qind e të anketuarve thanë se po përpiqen të përballojnë mungesën e punëtorëve, ndërsa 53 për qind synojnë të ulin kostot e punës dhe 36 për qind përmendën përshpejtimin në kërkim dhe zhvillim.

Pengesat e tjera përfshijnë mungesën e ekspertizës teknologjike, shpenzime të konsiderueshme kapitale dhe shqetësim për besueshmërinë, tregoi sondazhi, shkruan Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb