Me të nisur funksionimi i e-Albania, portalit ku qytetarët duhet të aplikonin, një fluks i madh kërkesash është regjistruar.

Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat e stacionuar te kryqëzimi i rrugës së Elbasanit në kryeqytet tha se më shumë se 50 mijë qytetarë kanë aplikuar për lejen, duke e bërë kryeqytetin në këto orë të mëngjesit të duket si të ishte një ditë e zakonshme. Në rrugë ka lëvizje të shtuar njerëzish, që jo vetëm dalin për pazar, por edhe për punë si dhe automjete sit ë ishte një mëngjes normal.

Bezat bëri me dije gjithashtu se në lidhje me situatën e krijuar, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një ditë më parë një mbledhje me vartësit e tij, ku iu ka dhënë porosi të qarta për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve.

Ardi Veliu ka porositur vartësit të mos tolerojnë asnjë qytetar që shkel rregullat si dhe të monitorojnë Tiranën, me patrulla, por edhe në këmbë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: