Pas 1 ore e 20 minuta del nga Prokuroria e Posaçme ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se thirrja e tij në SPAK nuk ka lidhje me rast korrupsioni e as me krimin.

Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje konkrete, duke u shprehur se çështja nuk ka interes publik.

“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin”, tha Spahia në dalje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb