HIMARË

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi me një reagim në “Facebook” thotë  se  është krijuar një stacion tranzitor për përpunimin e mbetjeve në Himarë duke garantuar një riciklim sipas standardeve europiane.

Sipas Blendi Klosit, kjo nismë e re ka për qëllim ruajtjen e mjedisit, por edhe reduktimin e kostos së transportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Në stacionin tranzitor të përpunimit të mbetjeve në Vumblo të Himarës, 7 km nga bashkia, larg zonës turistike! Garantojmë riciklim të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, reduktojmë distancën dhe koston e transportit, sigurojmë mjedis të pastër, jetë të shëndetshme dhe vende të reja pune në industrinë e riciklimit! 700 kosha për diferencimin e mbetjeve në Himarë, për sezon turistik më të pastër!”#GIZ#smilealbania???”- thuhet në reagim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb