TIRANË

Ambasadorja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover tha se misioni që ajo drejton ende nuk e ka papërfunduar punën e saj të mbledhjes së fakteve sa i takon procesit zgjedhor, ndërsa shtoi se po shqyrtohet me kujdes mospërputhja mes numrit të votuesve dhe votave në kutitë e votimit.

Ajo tha se organet kompetente duhet të hetojnë këtë pretendim, ndërsa u shpreh me rezerva për punën e KQZ-së.

“Sa i përket pyetje suaj të parë sa i përket numrit të votuesve, pasi siç e thashë ne po marrim informacione nëse kemi të bëjmë me mbushje fiktive të kutive, por unë shpresoj që autoritetet të hetojnë. Unë do të kisha shumë qejf që të ktheheshim sërish në Shqipëri. Nëse OSBE do të merrte këtë ftesë, pastaj do të vendoste nëse do të duhej të merrte pjesë apo jo”-tha ajo.

Por a ishin këto zgjedhje demokratike dhe a duhen cilësuar si një partiake, ambasadorja e OSBE/ODIHR  dha këtë përgjigje: “E para njëherë ne ende nuk e kemi përfunduar vëzhgimin e të gjithë procesit, pasi ka ankesa dhe apelime dhe ndoshta do të vinim me të njëjtin rekomandim. Ne nuk kemi arsye të supozojmë se KQZ nuk funksionojë si i  pavarur. Kishte disa raste kur vendimet e KQZ ishin me pikëpyetje. Në fakt nuk e di saktësisht këto pretendime, sepse do doja të dija më shumë për të thënë jam apo nuk jam dakord.  U takon autoriteteve të këtij vendi, që të vendosin se çfarë do të vendosin për këto zgjedhje.  Por nuk është detyra jonë për të vendosur, por janë autoritet vendore për t’i konsideruar këto zgjedhje”-shtoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: