Jo vetëm qytetarët shqiptarë brenda vendit, lëvizja studentore e nisur këtë fillim dhjetori, ka prekur edhe bashkëmoshatarë të tyre, që studiojnë jashtë.

Në një video montazh të përgatitur të rinj shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, kanë shprehur mbeshtëtjen e tyre për studentët të cilët prej 11 ditësh kanë bojkotuar auditorët, dhe janë në protestë para kryeministrisë, të vendosur deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“ Popujt që harrojnë historinë e tyre, janë të destinuar ta përsërisin atë. Të gjithë ne duam t’ju falënderojmë për këtë rifreskim kujtese. Ju falenderojmë që na kujtuat se përveç largimit, ekziston edhe mundësia e instituarit për të drejtat e gjithsecilit. Tuajat! E që sot mund të ishin tonat. Ju falënderojmë që na kujtuat se sa shumë mund të luftosh për vendin ku ke lindur.” -thuhet në video mesazh, ndërsa pas tij, të rinj shqiptarë me pankartën “Me studentët”  shprehën mbështetjen ndaj tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb