Një sezon plot oshilacione dhe i kushtëzuar nga faktorë jashtë fushës së lojës. Dënimi i rëndë nga UEFA, beteja e gjatë ligjore në KAS dhe riformatimi i skuadrës në fillim të kampionatit bënë që skuadra korçare të dorëzojë shpejt titullin kampion, ndërsa me ecurinë në 30 javët e luajtura të Superligës nuk ia garantojnë biletën për në Kupat e Europës.

57451141 2166063623431347 4650989633520271360 N
57451141 2166063623431347 4650989633520271360 N

Ky është objektivi i vetëm i mbetur për skuadrën e Orges Shehit, megjithëse aspak i sigurt në pritje të përgjigjes përfundimtare të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Pavarësisht kësaj, korçarët do të provojnë deri në fund këtë mision dhe për ta realizuar një rrugë e shkurtër mbetet Kupa e Shqipërisë. Në gjysmëfinale, Skënderbeu do të përballet me Kukësin, në atë që konsiderohet edhe si një finale e parakohshme.

57364795 2166063133431396 7525463751261159424 N
57364795 2166063133431396 7525463751261159424 N

I rëndësishëm rezultati i sfidës së parë ku kukësianët janë pritës dhe në prag të përballjes të së mërkurës. Shehi merr një lajm të mirë. Pasi mungoi në humbjen 1-0 kundër Laçit, Gjergji Muzaka është gati të zbresë në fushën e lojës. Nuk ka mungesa të tjera të rëndësishme në skuadrën korçare, e cila e sheh trofeun e Kupës së Shqipërisë si shpëtimin e sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb