Barazimi 1-1 në sfidën e vajtjes favorizon Juventusin, që në çerekfinalen e kthimit në Ligën e Kampioneve pret në shtëpinë e tij Ajax. Por trajneri Masimiliano Allegri nuk i beson parashikimeve. Sipas teknikut, skuadra e tij duhet të tregojë superioritetin e saj në fushën e lojës.

Download
Download

“Duhet të bëjmë më mirë se në Amsterdam. Duhet të luajmë mirë si në aspektinb fizik ashtu edhe në atë teknik. Do të jetë e rëndësishme të fitojmë duelet në mesin e fushës. Nuk duhet të kemi asnjë nënvlerësim. Vetëm po luajtëm me respekt ndaj kundërshtarit do të kalojmë në raundin tjetër”, ka thënë Allegri në konferencën zyrtare për mediat përpara ndeshjes.

C 29 Fotogallery 1025150 Imagegallery Imagegalleryitem 46 Image
C 29 Fotogallery 1025150 Imagegallery Imagegalleryitem 46 Image

Juventus duhet të bëjë me mungesa të rëndësishme, mbi ta gjitha ato të Mandzukic dhe Khedira. Po ashtu, gjatë paradites të së martës edhe Emre Can shqetëson Alegrin. Edhe Chiellini është në dyshim për formacionin. Gjithsesi, skuadra juventine dhe tifozët e saj i kanë drejtuar sytë nga Cristiano Ronaldo, një specialist në Champions dhe që rrallë herë gabon në sfida të tilla.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb