CASERTA


Një shqiptar, që kishte shkuar ilegalisht në Itali, ka tentuar që të arratiset nga banesa, me të brendshme dhe kanotiere, ndërsa bëhet me dije se ishte në një banesë me një ukrainase.


Karabinierët në Caserta prangosën 35-vjeçarin nga Shqipëria, me precedentë penalë më herët në fushën e krimeve ndaj pronës. Ndërsa policia po bënte kontrolle, ai tentoi që të ikë i veshur vetëm me të brendshme. Ai u arrestua dhe rezultoi se ishte dëbuar disa herë nga territori kombëtar italian.


  • foto galeri

Shqiptari menjëherë u depërtua për në Shqipëri, për shkelje të ligjit të emigracionit. Ai u vu në dispozicion të gjykatës vendore, për një gjykim të shpejtë. 35-vjeçari u kthye në Brindizi dhe më tej do të kthehet në vendin tonë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb