Më të mirët e javës, formacioni ideal drejtohet nga Nevil Dede

10 Dhjetor, 2024 13:37

Dede

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin pasditen e djeshme dhe ashtu si zakonisht është radha për të publikuar formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.

Teknikët e ekipeve kombëtare kanë përgjedhur 11-shen dhe trajnerin më të mirë referuar ndeshjeve të javës së 17-të.

Portieri më i mirë e kësaj jave është Edmir Sali i Dinamo City.

Sakaq, mbrojtja përbëhet nga Frederic Veseli (Egnatia), Mahamadou Dembélé (KF Tirana), Antonio Marku (KF Teuta), Alex Peralta (Bylis).

Në mesfushë janë vendosur tre lojtarët Regi Lushkja (Egnatia), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Arli Përgjoni (Bylis).

Në majën e sulmit qëndron Mario Gjata i Bylis, ndërsa si sulmues i majtë është përzgjedhur Mehdi Çoba (Vllaznia) dhe sulmues i djathtë Ledjo Tresa (KF Laçi).

Nevil Dede është zgjedhur si trajneri i javës pas fitores që ekipi i tij korri në shtëpi ndaj Partizanit ditën e djeshme me rezultatin 2-1.

Dddddd
Dddddd

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©