Policia dhe Prokuroria italiane kanë arritur të ç’monetojnë një bandë kriminale, të përbërë kryesisht nga nigerianë, të cilët vepronin më së shumti në krahinën e Pulias.

Sipas asaj që thotë organi i akuzues italiane, të arrestuarit janë pjesë e dy klaneve nigeriane, të njohura me emrat klani “Viking” dhe “Eiye”. Selia e të dy organizatave ishte në Bari-Palese Cara (qendra pritëse për azilkërkuesit) dhe më pas në lagjen Libertà.

Arrestimet në katër vende europiane

Masat e ndalimit, në përputhje me ato të lëshuara nga Prokuroria, janë zhvilluar në Puglia, Sicili, Campania, Calabria, Lazio, Abruzzo, Marche, Emilia Romagna, Veneto dhe jashtë saj, në Gjermani, Francë, Holandë dhe Maltë. Episodet e bandave janë hetuar nga dy prokurorët publikë Dda Simona Filoni dhe Lidia Giorgio, të cilët kanë konstatuar krime si dhuna seksuale ndaj bashkëatdhetarëve, dhunë, zënka me thika për shkak të aktivitetit të bandave, zbulimin e dy bandave reale të cilat vepronin me mënyrë organizimi hierarkike si dhe për shfrytëzim të personave të ndryshëm për lypje para super marketeve, por edhe për shfrytëzim prostitucioni.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Organi i akuzës:

Prokurorët kanë dalë në konferencë për mediat dhe kanë thënë se në këtë rast nuk ka asnjë lloj racizmi apo ndonjë trajtim të rastit me keqdashje, duke qenë se personat e hetuar janë nigerianë. Zëvendësprokurori Francesco Giannella deklaroi se nigerianët janë si të hetuar dhe arrestuar, por ka edhe viktima, të cilët janë rrëfyer për dhunën dhe tmerrin që përjetonin si rrjedhojë e përplasjes të dy bandave rivale që vepronin në Bari.

Si nisi hetimi

Hetimet filluan në fakt nga ankesat e paraqitura, në fund të vitit 2016, nga dy shtetas nigerianë, mysafirë të Cara, të cilët deklaruan se ata kishin qenë viktima të rrahjeve, plaçkitjeve dhe përpjekjeve të përsëritura për të kryer veprime kriminale.

Nga dëshmitë ka dalë e qartë se dhuna nuk ishte thjesht e fragmentizuar, por kishim të bëjmë me dy banda të strukturuara. Të dyja bandat rekrutonin njerëz të rinj, të cilët para se të hynin në organizatë, fillimisht trajnoheshin, madje rriheshin, për të parë “nëse janë të aftë” për të kryer ato që kërkonte organizata.

Prokurorët publikë italianë thanë se sa i përket veprës të shfrytëzimit të prostitucionit, këta banda nigeriane ua kishin kaluar edhe bandave shqiptare dhe rumune.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb