Tifozët anglez më shumë se kurrë janë të bindur se kombëtarja e tyre këtë herë do të bëjë të mundur fitimin e Botërorit. Gjithsesi pavarësisht këtij detaji ata kurrë nuk e kanë kursyer mbështetjen për “Tre Luanët”.

Për të faktuar këtë mediat angleze kanë raportuar disa nga ‘çmenduritë’ që tifozët kanë bërë sot për çerekfinalen Suedi-Angli.

Pavarësisht se orari i ndeshjes ka korresponduar me dasmën e ndonjë të afërmi apo me orarin kur duhet të shkojnë në kishë, tifozët nuk kanë hequr dorë për të parë ndeshjen.

Ata kanë improvizuar ‘xhepa’ rrethanorë për hapur ‘livestream’ në telefon ndeshjen. Ka patur edhe nga ata të cilët nuk i kanë vendosur të ftuarit në siklet, pasi kanë marrë masat që në ambientin ku organizohet dasma të kishte edhe televizor.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb