Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, po trajtohet historia e një konflikti mes një çifti, të cilët pas një martese 10 vjeçare vendosën të divorcohen edhe pse janë prindër të dy fëmijëve, njeri 7 vjeç dhe tjetri fare i vogël, vetëm 2 vjeç.

Bashkëshorti pretendon se familja e ish-gruas e kërcënon dhe ka bere terror në banesën e tij kundrejt prindërve.
Ndërkohë, bashkëshortja, Thëllëza, dëshmon se nga shtëpia ka ikur pasi është kërcënuar nga ish-bashkëshorti se do ta vriste, dhe se nuk do të harxhonte më asnjë cent me të, pasi kishte 10 vite që e mbante me bukë.

“Jam divorcuar sepse ish-bashkëshorti iku jashtë shteti, ka nisur jetë nate jetë qejfi, më ka marrë në telefon të iki me njëherë nga shtëpia sepse më ka thënë të mbaj me bukë prej 10 vitesh, nuk harxhoj më asnjë cent për ty. Fola me vëllanë dhe janë zënë bashkë në Gjermani.

Vjehrra më ka thënë do zgjidhim një herë hallet e fëmijëve pastaj do ikësh.

Ish-vjehrra e vjehrri nuk më lejuan t’i marr fëmijët, por erdhi policia dhe më pas i mora dhe ika.

Më ka kërcënuar ish bashkëshorti do të të vras, do të të bëj si Dan Hutra.

Të gjitha i kam thënë me urdhrin e mbrojtjes”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb