Emisioni “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, në News24, trajtoi historinë e një të reje nga Lushnja. 30-vjeçarja Erjona Gjini denoncoi partnerin e saj për dhunë në familje. Burri i cili ka moshën e babait të saj ka dërguar në jetimore 4 fëmijët e çiftit. Erjona tregon edhe si është njohur me Albertin, partnerin e saj, nga një bisedë në rrjetet sociale. Ajo thotë se është mashtruar nga ai për moshën. Çifti kanë 4 fëmijë, por ata janë dërguar në jetimoren e Durrësit nga kryefamiljari.
“Me Albertin jam njohur në rrjetet sociale në Facebook. Ai nuk më tregoi moshën e vërtetë, duke thenë se ishte 30 dhe jo 60 vjeç. Kemi vazhduar njohjen për rreth 7 muaj”, tregon ajo.
Peripecitë e një lidhje që shkoi keq nisën që në momentin e parë kur prindërit e Erjona Gjinit kishin refuzuar që vajza e tyre të martohej me një burrë në moshë.
“Familja nuk ishte dakord për ketë lidhje, për shkak të diferencës së moshës. Unë kam përjetuar dhunë edhe nga familja ime, nga vëllai dhe motra. Pastaj shkova tek shtëpia e Albertit pas 1 viti dhe pashë që ai nuk kishte kushtet që më kishte folur. Pas lindjes së djalit të madh kuptova që ai kishte probleme të shëndetit mendor, dhe filloi të ushtronte dhunë ndaj të dyve ne. Bashkë me avokatin ai ngriti një kërkesë padie për fëmijët. Fëmijët i kam dërguar në shoqata për ushqim dhe veshmbathje pasi bashkëjetuesi nuk jepte vlerë monetare pavarësisht kushteve të mira ekonomike që kishte. Pas dërgimit në jetimore të 3 fëmijëve ai më nxori jashtë banesës me vajzën 1 vjeç”, rrëfen ajo.
30-vjeçarja Erjona Gjini pohon se aktualisht jeton në të njëjtën shtëpi me partnerin e dhunshëm, ndërsa ajo është e pajisuar edhe me një urdhërmbrojtje.
Rrëfimi i plotë i 30-vjeçares, Erjona Gjini:
“Me Albertin jam njohur në rrjetet sociale në Facebook. Ai nuk më tregoi moshën e vërtetë, duke thënë se ishte 30 dhe jo 61 vjeç. Më tha kam shtëpi, i kam të gjitha e do jetosh si zonjë. Kemi vazhduar njohjen për rreth 7 muaj. Familja nuk ishte dakord për ketë lidhje, për shkak të diferencës së moshës. Unë kam përjetuar dhunë edhe nga familja ime, nga vëllai dhe motra. Vëllain e kam denoncuar edhe në polici. Pastaj shkova tek shtëpia e Albertit pas 1 viti dhe pashë që ai kishte kushtet që më kishte folur. Pas lindjes së djalit të madh kuptova që ai kishte probleme të shëndetit mendor, dhe filloi të ushtronte dhunë ndaj të dyve ne. Fëmija ishte vetem një vjeç e gjysmë.
Bashkë me avokatin ai ngriti një kërkesë padie për fëmijët. Fëmijët i kam dërguar në shoqata për ushqim dhe veshmbathje pasi bashkëjetuesi nuk jepte vlerë monetare pavarësisht kushteve të mira ekonomike që kishte. Pas dërgimit në jetimore të 3 fëmijëve ai më nxori jashtë banesës me vajzën 1 vjeç. Aktualisht nga urdhri mbrojtës jam rikthyer në banesë. Djali im i madh është i sëmurë, vuan nga diabeti. Alberti i mori fëmijët nga qëndrat në Durres dhe fshati SOS duke i dërguar në jetimore. Po jetoj me dhunuesin se nuk kam një shtëpi. Nuk kam firmosur asnjë dokument për marrjen e fëmijëve në të ardhmen. Dua 3 fëmijët e mi.
(BalkanWeb)