Babai i 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula e vrarë nga ish-i dashuri i saj filipinas duke e mbyllur trupin në një valixhe, ka treguar pasditen e sotme për emisionin televiziv italian “Chi l’ha Visto?” se Mark Samson e kishte përqafuar duke i thënë se i vinte keq.
“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën”, tregon ai në një intervistë që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në Rai Tre.
Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.

Më tej, Flamur Sula vazhdon: “Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, djalin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi”.
(BalkanWeb)