Edhe Qarku i Gjirokastrës ka konstituuar ditën e sotme Këshillat Bashkiakë, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Fillimisht është konstituuar Këshilli Bashkiak i Tepelenës, si dhe është betuar kryebashkiaku socialist, Tërmet Peçi, i cili do vijojë të drejtojë këtë bashki.

Të pranishëm në procesin e konstituimit të këshillit ishin deputetët e qarkut Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si dhe prefekti Astrit Aliaj. Dy detaje bënë përshtypje gjatë konstituimit.

E para, kryebashkiaku Tërmet Peçi kishte mbërritur me kravatë ngjyrë vjollcë, njëjtë me ngjyrën e Partisë Socialiste. Dhe gjasat janë që kjo të mos jetë rastësore. Me siguri është një formë që Peçi t’i shprehë mirënjohjen PS-së, që e bëri kryebashkiak për herë të tretë.

E dyta, dy punonjës të policisë bashkiake qëndronin pas Tërmet Peçit si truproja nderi me kostum ceremonial, diçka që ndodh për herë të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb