Paneli i diskutimit të kryeministrave gjatë Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni nisi me batuta mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe moderatorit Ali Aslan.

Moderatori Aslan i tha Ramës se e ulin pranë tij, pasi gjithmonë kur ndodh kjo, gjërat bëhen virale. Ai shtoi me batutë se gjithashtu “të dy kanë rrënjë turke”.

“Zoti Rama, sa herë që jam afër jush, gjërat bëhen virale. Kjo është arsyeja se përse më kanë vendosur pranë jush. Sepse kemi rrënjë turke të dy, ja ku e gjetëm”, tha moderator Ali Aslan.

Kujtojmë se po gjatë Forumit në Bled të Sllovenisë, gazetari nisi të flasë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por kryeministri ndërhyri, duke kërkuar më shumë minuta në dispozicion për të dhënë përgjigjen.

“Jua kam thënë pak ditë më parë, po e them dhe këtu, kur ftoni njerëz nga vende nga Ballkani, mos vini kronometër, të qenit shumë gjerman nuk është gjë e mirë. Kjo është arsyeja pse amerikanët ju kanë rekrutuar lehtësisht”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: