Në emisionin “Open” në News24, Alda Bardhyli, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, tha se Kadareja ishte një parashikues sa i përket edhe problemeve që ne sot i kemi përball, ai i ka shkruar më herët. Ismail Kadare ishte gjenial, u shpreh Bardhyli teksa përmend disa nga veprat më të mëdha dhe më komentuara të tij. Më tej Bardhyli thotë se Kadareja ka mbajtur gjallë me veprat e tij edhe shpirtin e shqiptarëve gjatë komunizmit.

Bardhyli:

”Kadareja flet për desidencën dhe është një qasje që duhet parë në optikën e kritikës, por vepra e tij ishte dhe kundë tiranisë, disa nga veprat e tij mbajtën gjallë shqiptarët gjatë diktaturës.

Është një shkrimtar pa kohë, veprat e librat e tij vijojnë të botohen dhe përkthehen shpesh, libri i tij i fundit ‘’Kur sunduesit grinden’’, ishte një vepër që përshkruan të gjitha situatat që ne jetojmë në kohët e sotme.  U kthye në një nga librat më të bukur dhe më të komentuar, Kadare shfaqi një nga çështjet më të ndjeshme si përshembull edhe luftan Rusi -Ukrainë, ai parashikonte dhe ishte gjenial”, shprehet Bardhyli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb