Të shumtë kanë qënë personazhet që ka trajtuar emisioni “Me Zemër të Hapur” në këtë sezon. Shumë prej tyre kanë gjetur zgjidhje dhe madje jeta e tyre ka marre një tjetër rrjedhë. Në studio në emisionin e fundvitit ishin të ftuar tre personazhe që kanë lënë gjurmë siç ishte rasti i të moshuarës Hafize Muça , 78 vjeçarja e cila preku zemrat e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, pasi ishte braktisur nga 9-të fëmijët e saj. Një numër i lartë ndjekësish reaguan dhe dhanë ndihma për nënën e cila tashmë ka ushqime për të jetuar, disa kanë depozituar para në numrin e llogarisë bankare të saj Raiffeisen bank : AL 78202310110000000010870465 .

E moshuara Hafize Muça, nënë e 9 fëmijëve, disa prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, rrëfeu jetën e saj të vështirë në fshat në një banesë që nuk plotëson kushtet me minimale te jetesës.78-vjeçarja u shpreh se si ka rritur me sakrificat 5 vajzat dhe 4 djemtë e saj, ku këta të fundit jetojnë në Greqi se bashku me familjet e tyre. Ndërkohë vajzat, 2 janë të martuara në Lushnjë, 2 në Elbasan dhe njëra në Kretë. Vajzat që janë me afër vijnë me shpesh se të tjerët thotë ajo, por jeton krejt e vetme në një banesë të vjetër.

Një tjetër histori e trajtuar në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ ishte edhe ajo e Fatjonit , djalit mirditor që kërkoi ndihmë për t’u shkolluar dhe strehuar, apo inxhinierin nga Vlora Amanti Shakaj i cili prej muajsh nuk takonte të birin pasi përmbarimi nuk po ekzekutonte vendimin.

Situata e Flutura Hasanajt gjithashtu ishte problematike pasi vendimi gjykates per kujdestarine e djalit nuk po zbatohej. Nëna iu drejtua emisionit dhe më në fund pas insistimit të stafit të emisionit “Me Zemër të Hapur” nëna përqafoi të birin. Raste të trishta, por që u rikthyen për të dhënë lajme të mira falë punës së stafit me gazetaret, Ervisa Lula , Eriselda Martini dhe autoren Evis Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb