Një rrëfim dramatik është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24, ku një 13-vjeçare ka denoncuar për abuzim seksual një 63-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht në Devoll. Zenel Rushitaj, i cili ndodhet pas hekurave, akuzohet se ka abuzuar disa herë me të miturën.
“Më kërcënonte, më thoshte që; hajde këtu, hajde aty. Më zhvishte. Më shtrëngonte me forcë. Më puthte, më jepte nga 2 mijë lekë. Më kërcënonte, më thoshte; do të vras babanë.”, i rrëfeu vajza hallës së saj.
(BalkanWeb)