TIRANE- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kritikuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha teksa diskutohej raporti i Berishës me pasardhësin e tij, gjatë debatit me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “News 24”. Sipas saj, nëse Bashës i është bërë pengesë Berisha për të kërkuar falje për gabimet e qeverisjes së PD, atëherë s’është për kryetar.

Teksa po diskutohej nga gazetarët se Basha e humbi rastin për të bërë “Mea culpa-n” e tij, Jozefina Topalli u përgjigj:

“Nëse mua më bëhet pengesë një deputet i thjeshtë, qoftë ky edhe ish-kryetari i partisë, për të bërë “Mea Culpa” atëherë unë nuk jam për kryetar partie” tha Topalli.

Pas kësaj deklarate, analisti Fatos Lubonja tha se kjo ishte një goditje e fortë për Lulzim Bashën.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: