Pas barazimit ndaj Holandës, kapiteni i “Gjelave”, që pati edhe peshën kryesore në repartin e sulmit, për shkak të mungesës së Kylian Mbappe, nuk e fshehu zemërimin, për rastet e sfumuara gjatë ndeshjes me “tulipanët”.

“Humba disa raste të mira shënimi, më vjen vërtet keq. Kemi bërë shumë mirë në aspektin difensiv, por na kanë munguar golat e sulmueseve. Megjithatë duhe të ruajmë qetësinë, sepse nëse luajmë në mënyrën e duhur golat do të vijnë”, theksoi Griezmann për Sky Sport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: