Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është certifikuar platin në Shtetet e Bashkuara për këngën e saj Meant to Be. Ky hit i cili renditet aktualisht në krye të klasifikimit amerikan ka shitur një milion kopje vetëm në territorin amerikan.

Kënga Meant to Be ka thyer edhe një rekord tjetër. Ajo renditet në vendin e parë prej 12 javësh në Hot Country Charts në Amerikë, rekord që më parë mbahej nga Taylor Swift shkruan revista Billboard.

Bebe Rexha ndërkohë njoftoi se sapo ka rinovuar kontratën me shtëpinë diskografike BMG Warner, më e madhja në botë për shpërndarjen e muzikës duke i hapur rrugën albumit të saj të ri që pritet të publikohet këtë vit me titullin Expectations.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: