Artur Meçollari, ekspert i sigurisë i ftuar në emisionin Log në News 24, paralajmëroi mundësinë që NATO të bëhet një organizatë jo-funksionale. Sipas Meçollarit, një nga faktorët kyç për këtë mundësi është politika e Donald Trump, ish-presidentit të SHBA-së.

Ai theksoi se ka një mundësi reale që Trump të zhbëjë NATO-n, duke përmendur disa prej deklaratave të tij të mëparshme, ku ai është shprehur se nëse shtetet anëtare të aleancës nuk paguajnë kontribuimin e duhur, ai mund t’i sugjerojë presidentit rus Vladimir Putin t’i sulmojë. Meçollari theksoi se qasja e Trumpit është e ndikuar nga interesat dhe kjo mund të çojë në një dështim të funksionimit të aleancës.

Artur Meçollari, ekspert i sigurisë: Unë nuk mendoj se mund të shpërbëhet NATO, por mund të bëhet jo funksionale. Sot në fakt për shkak të një iniciative që ka marrë Marco Rubio kur ishte senator para disa vitesh për shkak të sjelljes së Trump në mandatin e parë, doli një rezolute që dalje nga NATO mund të bëhet vetëm me ligj. Pra sot presidenti nuk del dot nga NATO, por mund të krijohet një lloj mos funksionaliteti. Idenë si duan ta ndryshojnë NATO e ka hedhur sekretari i Mbrojtjes në takimin e grupit të kontaktit që ka kërkuar modifikimin e nenit 5. Modifikimi i nenit 5  ka vënë edhe një kusht tjetër, përveç faktit të mbrojtjes kolektive përdorimi i forcave amerikane do të bëhet rast pas rasti kur Amerika ka interes. Pra jo çdo vend që mund të sulmohet mund të përdoren forcat amerikane. Pra ka dy kushte përdorimi i nenit 5. Ka pasur edhe deklarata të Trump që nëse ju nuk paguani unë nuk ju mbroj. Por kriteri 2% nuk është kusht për aktivizimin e nënti 5. Sot presidenti Trump kërkon 5%, por vetëm SHBA e kanë 3.4% dhe duan ta ulin. Pra jemi në kushtet që nëse SHBA do të vazhdojnë me këtë qasje, por nuk pagove nuk të mbroj, kjo qasje mund të cojë në një mosfunksionimi të NATO-s.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: