OSLO- Për të shmangur çdo mosmarrëveshje të mundshme ndërmjet fituesve të çmimit Nobel për Paqen, instituti “Nobel” njoftoi sot se do të ndahen katër medaljet e arta, një për secilin fitues të katërshes tuniziane, por me shpenzimet… e tyre.

Çmimi prestigjioz iu dha më 9 tetor katërshes për dialogun kombëtar tunizian, një grup jozyrtar organizatash që kontribuan në kapërcimin e periudhës së tranzicionit demokratik në këtë vend, djep i “Pranverës Arabe”.

Normalisht, edhe pse kjo katërshe nuk ka ekzistencë juridike, ajo është e vetmja fituese, që mori zyrtarisht medaljen Nobel.

Por, organizatat që e përbëjnë, sindikata UGTT, organizata e punëdhënësve UTICA, Liga Tuniziane e të Drejtave të Njeriut (LTDH) dhe Urdhri i Avokatëve donin gjithsecili grup të kishte mundësi ta mbante këtë medalje.

“Do të bëhen katër medalje (shtesë)”, deklaroi për median drejtori i institutit “Nobel”, Olav Njolstad, thuajse një javë nga ceremonia e shpërndarjes zyrtare të medaljeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: