Neymar po vazhdon që të përflitet për një rikthim në La Liga, por jo te Barcelona. Kësaj here emri i yllit brazilian është i lidhur me klubin e Real Madridit.
Sipas “Le 10 Sport” , Real Madrid po shqyrton seriozisht blerjen e Neymar. Sipas medias franceze mes palëve është arritur një marrëveshje paraprake e cila pritet të konkretizohet në pranverën e ardhshme.

Braziliani 26 vjeçar  ka qenë i lidhur me një kalim në Los Blancos edhe gjatë kësaj vere, madje klubi kishte zhvilluar edhe kontakte me të, por gjithçka pritet që të finalizohet vitin e ardhshëm.

Megjithatë, një marrëveshje ende nuk është e sigurt pasi që Madridi është duke kërkuar një marrëveshje jo vetëm me Neymarin por edhe me klubin e PSG.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: