Gazeta e përditshme gjermane “Die Welt”, i ka kushtuar një reportazh të detajuar Shqipërisë duke përshkruar bukuritë natyrore dhe mundësitë që ajo ka.


Për këtë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se se reportazhi vë në dukje bukuritë natyrore të vendit si atraksione turistike dhe burim zhvillimi ekonomik.


Duke perifrazuar shkrimin e medias gjermane, numri dy i Partisë Socialiste u shpreh se falë reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, vendi ynë është kthyer në një destinacion të besueshëm për sipërmarrjet gjermane.


“Një ndër gazetat më të mëdha gjermane, e përditshmja “Die Welt” i kushtoi dje një reportazh të veçantë Shqipërisë, bukurive të saj natyrore si atraksione turistike dhe burim zhvillimi ekonomik, performancës ekonomike të Shqipërisë me rritjen më të madhe ekonomike ndër vendet e tjera të BP, reformave të ndërmara të cilat e kanë shndërruar Shqipërinë në një destinacion të besueshëm për sipërmarrjen gjermane. Në më shumë se 25 faqe mund të shikosh Shqipërinë reale me sfidat dhe pritshmëritë. #përShqipërinëqëDuam🇦🇱🇪🇺🌹”- shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb