Propozimi i Gent Cakajt si ministër i ri i Jashtëm i Shqipërisë, për të zëvendësuar kështu Ditmir Bushatin, ka gjetur pasqyrim në mediat greke.

Gazeta ‘Protothema’ i ka kushtuar kësaj çështje një artikull me titull: “Vetëm 30 vjeç dhe kosovar, ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë” dhe nëntitull “Gent Cakaj premton “rinovim” në qeverinë Rama”.

Po ashtu aty flitet edhe për origjinën e Cakajt, i cili vjen nga Kosova, si dhe moshën e tij të re.

Artikulli
Artikulli

Në shkrimin në fjalë thuhet se: “Kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë Ditmir Bushatin me një kosovar 30-vjeçar. Siç tha vetë kryeministri shqiptar gjatë prezantimit, Gent Cakaj do të jetë figura që do sjellë rinovimin në qeveri. Këshilltari i deritanishëm i Ramës në postin e ri ka ngjallur mjaft debate, pasi janë të shumta zërat që vënë në dyshim aftësitë e tij për këtë post. Megjithatë, vetë kryeministri shqiptar, i thirrur të mbrojë përzgjedhjen e tij deklaroi se “ministri i ri ka lexuar shumë më tepër libra sesa fjalë thoni ju kundër tij”. Cakaj ka studiuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari, disponon dy diploma Bachelor dhe tre diploma master në Filozofi, Shkenca Politike dhe Juridik. Para këtij posti ishte ministër plotësues kompetent për BE-në, një arsye që prej shumicës posti i kryediplomatit konsiderohet “mesazh” i Shqipërisë për kthesën europiane të vendit”,- shkruhet në artikullin e “Protothema”. Kujtojmë se ditën e shtunë presidenti Ilir Meta dekretoi shkarkimin e 6 ministrave të kabinetit qeveritar “Rama”, por nuk u shpreh për rastin e Ditmir Bushatit. Aktualisht ky i fundit vijon të jetë ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, pasi pritet dekreti nga Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb