Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në New24, ka folur në lidhje me punën e komisionit TIMS, pjesë e të cilit edhe është.

Ai foli edhe në lidhje me investigimin e medias italiane RAI3 në lidhje me marrëveshjen Rama- Meloni.

Media italiane e ka cilësuar Agaçin si ish-avokat i narkotrafikantëve dhe person që ka tentuar të korruptojë kreun e interpolit të Romës.

Qefalia tha se roli i opozitës është të çorodisë elektoratin që të krijojë situata të tillë, për të dëmtuar imazhin e qeverisë dhe jo vetëm personit, sepse Agaci ka një detyrë të rëndësishme pranë Ramës.

“Ka një prononcim të Anaçit që ka thënë se do të padisë për shpifje. Ai është avokat prej vitesh.
Shpresoj që veprimet e mëtejshme të thëna nga Agaci do të zbardhin të vërtetën.

Roli i opozitës është të çorodisë elektoratin që të krijojë situata të tillë, për të dëmtuar imazhin e qeverisë dhe jo vetëm personit, sepse Agaci ka një detyrë të rëndësishme pranë Ramës.

Ai foli edhe në lidhje me Komisioni Hetimor për TIMS, ku është rënë dakord që të dërgohen shkresa për të marrë informacione nga institucionet.

“Ka një vullnet politik të kësaj mazhorance për punë e komisioneve. Mbledhje e para nuk kanë qenë korrekte dhe Salianji ka kërkuar votim kur nuk kanë qenë personat prezent. Kemi kërkuar që përderisa kemi kërkuar hetim të institucioneve, gjërat të bëhen publike.

U dakorduam që kërkesat që kishin mbivendosje të jenë një kërkesë. Informacioni do të konsultohet me deputetët e Kuvendit dhe komisionin e më pas do të ndërtohet plani hetimor. Një pjesë e informacioneve janë sekrete dhe nuk mund të bëhen publike. Ndaj ka qenë një kërkesë që dokumenteve të vihen në dispozicion ndaj anëtarëve që më pas të sjellin edhe sugjerime. Kemi qenë të kujdesshëm”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb