Pak javë pas një raportimi nga gazeta italiane “Il Tempo,” gazeta “Il Fatto Quotidiano” ka përcjellë lajmin se aeroporti i Gjadrit në Shqipëri mund të shndërrohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali.

Artikulli mban titullin: “Tirana-flop. Nga kampe bosh në burg për shqiptarët.”

Aktualisht, rreth 1,947 shqiptarë, që përbëjnë 10% të të burgosurve me kombësi të huaj, vuajnë dënimin në burgjet italiane. Marrëveshja për transferimin e të dënuarve mes dy vendeve ekziston që prej vitit 2002, kur ajo u firmos gjatë qeverisjes së Silvio Berlusconit, me Ministrin e Brendshëm Roberto Castello.

Kjo marrëveshje u rinovua më 2017, gjatë mandatit të Ministres shqiptare Etilda Gjonaj, dhe së fundmi u përforcua në bisedime midis Ministrit italian Carlo Nordio të qeverisë Meloni dhe homologut të tij shqiptar, Ulsi Manja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb