TIRANË

Ambasada amerikane në Tiranë deklaron se media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.


Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA-ve deklaron se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së saj dhe për këtë arsye ka një sërë nismash që do të nënvizohen çdo javë, duke ndarë më tej edhe eksperiencën e 8 gazetarëve shqiptarë të kronikës së zezë të fituar në SHBA.

“🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.
Këtë javë, mësoni se si media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në tetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA dërgoi një grup me tetë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor. Kur u kthyen, gazetarët biseduan me zyrtarë të ambasadës për të ndarë përvojën e tyre në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, shkruan ambasada e SHBA.


  • foto galeri
  • foto galeri

 


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb