Shtypi shtetëror turk njofton se policia bastisi 44 kompani në Stamboll në lidhje me grushtin e dështuar të shtetit muajin e kaluar.

Agjencia e lajmeve Anadolia njofton se janë lëshuar urdhër-arreste për 120 drejtues kompanish nën akuzat për mbështetje financiare të klerikut Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara. Qeveria e presidentit Erdogan akuzon zotin Gulen si organizator të grusht-shtetit të 15 korrikut, ku gjetën vdekjen 240 persona.

Gjatë fushatës së spastrimeve që pasoi, autoritetet kanë ndaluar deri tani 35 mijë vetë, nga radhët e ushtrisë, drejtësisë dhe arsimit. Të hënën policia ndaloi 136 zyrtarë të gjykatave të Stambollit. Gulen i ka mohuar akuzat për lidhje me grushtin e shtetit. Turqia ka kërkuar ekstradimin e tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: