BRITANI – Alexis Sanchez nuk shënon më? Me sa duket fajin e ka seksi i tepërt. Sipas mediave në Kili, seksi është arsyeja e vetme që e pengon futbollistin e Arsenalit të gjejë portën.

Mediat shkruajnë se në ndeshjen kundër Manchester United në Premier League, Sanchez luajti tamam si një breshkë. Arsyeja duket se ka qenë pikërisht takimi me të fejuarën Laia Grassi, pas kthimit nga Kili, ku luajti në ndeshjet e kombëtares.

E fejuara bukuroshe e Sanchez ka hyrë në zemrat e tifozëve, pas publikimit të fotografive me bluzën e Arsenalit. Por nëse performanca e Alexis Sanchez do të vazhdojë të përkeqësohet, tifozët mund të ndryshojnë mendim për të fejuarën e tij, pasi ajo duket se po e lodh shumë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb