Do të zbresë në 45 mijë tavani për numrin e refugjatëve që do të pranohen në Shtetet e Bashkuar të Amerikës vitin e ardhshëm. Vendimi është marrë nga Presidenti amerikan Donald Trump, shkruajnë mediat amerikane duke iu referuar tre zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Pragu i vendosur është më i ulëti që nga viti 1980, viti kur u krijua programi i lidhur me pritjen dhe numrin kufizues të refugjatëve në SHBA.

Numri i njerëzve që hynë në vend ishte gjithashtu më i ulët (nën 30,000) gjatë presidencës së George W. Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ndërsa në vitin e fundit të mandatit të Barack Obamës, 85,000 refugjatë u pranuan në Amerikë.

Departamenti i Shtetit i ka rekomanduar presidentit Trump të arrijë në një maksimum prej 50,000 refugjatëve, ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë thirrje që numri të ndalet në 40,000.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb