Ndonëse gjatë viteve të fundit është konsideruar si një nga superfuqitë europiane, sa i takon ekonomisë. Gjermania shumë shpejt mund të pësojë një katastrofë në këtë aspekt. Në fakt, rreziku qëndron për të gjitha fuqitë ekonomike europiane, të cilat mund të përballen me një krizë të madhe ekonomike, që mund të ketë ndikime shkatërruese edhe për Britaninë. Prodhimi industrial i Gjermanisë ka rënë në zero për qind dhe besimi i konsumatorëve ka rënë. Kjo është vetëm një pjesë e “katalogut” të fatkeqësive për Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas gazetës britanike “Express”, rënia e prosperitetit të Gjermanisë mund të tërheqë në humnerë eurozonën, një skenar, i cili ka të ngjarë të bëhet realitet, pasi shenjat për probleme ekonomike vetëm sa po rriten. Shteti me ekonominë më të madhe në Europë, ka pjesën më të madhe të buxhetit brenda bllokut.

Paratë e Gjermanisë kanë ndihmuar që eurozona të kalojë vështirësitë, pavarësisht krizave ekonomike që kanë përjetuar Italia, Spanja dhe Greqia. Nëse ekonomia gjermane shembet, atëherë do të fillonte efekti domino dhe kështu do merrte me vete drejt shkatërrimit edhe ekonomitë e tjera europiane. Kjo, do të kishte efekt shokues për Britaninë e Madhe, teksa ky shtet është partneri tregtues më i madh i Europës. Tronditja më e madhe me të cilën përballet Gjermania është ngadalësimi i ekonomisë globale, e cila po paralajmëron fatkeqësinë e rritjes së eksportit.

Kina është një prej tregjeve më të mëdha të Gjermanisë, por ajo është duke u përballur me probleme ekonomike edhe vetë. Ndërkohë, edhe Franca është një prej partnerëve më të afërt tregtues të Gjermanisë dhe ekonomia franceze është duke u përballur me probleme, duke dëmtuar eksportet gjermane. BE-ja ka përjetuar herë pas here kohë të vështira. Por vitin që shkoi situata është paraqitur edhe më e rënduar. Kriza e borxheve shtetërore në Europë ndonëse dukej sikur ishte vënë në kontroll, në fakt situata ka precipituar. Në kulmin e mosmarrëveshje shumë mendojnë se Euro është në rrezik, ndoshta madje BE-ja në tërësi. Ndër ata që paralajmëronin këtë rrezik ishte edhe kancelarja Merkel. Për të, në sfondin e Greqisë duheshin respektuar rregullat dhe marrëveshjet, në rast të kundërt Europa është në rrezik. Por ishte pastaj vetë ajo që më vonë i anashkaloi rregullat.

Kur në fund të verës u shtua gjithnjë e më shumë vala e refugjatëve përmes itinerarit ballkanik, Merkel i lejoi ata të vijnë në vend pa e vrarë mendjen për rregullat e Marrëveshjes së Dublinit, sipas të cilave kërkesa për azil duhet të paraqitet në vendin e parë, ku refugjatët shkelin në kufijtë e BE-së. Pak më vonë ajo e deklaroi “Dublinin” si të “vjetruar”. Merkel lejoi për javë të tëra kalimin e një vale të pakontrolluar refugjatësh, duke deklaruar me insistim, se nuk ka “një tavan të sipërm” për azilin dhe refugjatët, por gjithashtu është shprehur edhe se: “Ne do t’ia dalim”. Por, me situatën aktuale ekonomike, Gjermania duket se nuk po ia del.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: