Mediat angleze shkruajnë sërish në lidhje me bandat dhe kriminelët shqiptarë që veprojnë në Britaninë e Madhe.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Telepraph”, kriminelët shqiptarë tallen me drejtësinë atje. Media në fjalë nënvizon se kriminelët shqiptarë montojnë vjedhje me dhunë dhe bëjnë postime të çuditshme.

  • foto galeri

“Daily Telegraf” ka arritur të marrë postime në “Instagram” të dy shqiptarëve të quajtur Fabion Kuci dhe Azem Dajci. Ata ndodhen aktualisht në burgun e  Uormuood Scrubs për vjedhje të rëndë, gjatë së cilës ata janë kapur edhe me armë e municion.

Ato janë pjesë e një tendence të re shqetësuese ku bandat shqiptare po kryejnë sulme të dhunshme shtëpish në jug-lindje për të vjedhur para dhe stoli. Kjo media britanike nënvizon se bandat e shqiptarëve sa vjen e po bëhen më të frikshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb