TIRANË-Një thashetheme rozë ka nisur të përflitet nga portalet online kosovare e deri ato të Shqipërisë. Sipas rubrikave rozë, burime brenda PD konfirmojnë se Bleona Qereti së shpejti shpall lidhjen me një deputet të Partisë Demokratike. Për shkak të martesës së deputetit lidhja është mbajtur disi misterioze dhe e fshehtë. E hëna që shkoi ka nxitur shumë debate në stafin e brendshëm të X Factor 4.

Pas interpretimit të këngës “E io penso a te”, Bleona Qereti rrëfeu se kjo përformancë e futi në mendime, duke kujtuar dikë, të cilin ajo do shumë. Për kë të ketë qënë kjo deklaratë e fortë dashurie? Shumë sy e kanë parë këto ditë Bleonën në shoqërinë e deputetit të Partisë Demokratike.

Pa përmendur asnjë emër, ajo tregoi se ai nuk ishte larg saj, dhe ajo i uron fat atje ku ndodhet. “Kush të jetë vallë personazhi që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare”, pyesin kolegët e saj në X Factor?

Bleona mund ta ketë lëshuar këtë mesazh të koduar pa emër, në mënyrë që shumëkush të kujtojë se është pikërisht ai personazhi misterioz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: