Lajmet që vijnë për shëndetin e Papa Françeskut janë shqetësuese dhe duket se shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm. Duke qenë 88 vjeç, Papa po përballet me një infeksion respirator dhe ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli në Romë. Ai ka pneumoni bilaterale.

Papa ka pranuar trajtimin, pasi mjekët e paralajmëruan për rrezikim të shëndetit, nëse qëndron në Vatikan. Kjo situatë ka nxjerrë në pah disa lëvizje të rëndësishme nga ana e Papës, si emërimi i kardinalit Giovanni Battista Re si kreu i Kolegjit të Kardinalëve.

Ky emërim ka të bëjë me pasigurinë e mundshme rreth procesit të zgjedhjes së Papës të ardhshëm dhe ka për qëllim të sigurojë që reformat dhe trashëgimia e Papa Françeskut të vazhdojnë pas tij.

Edhe pse kardinali është mjaft i moshuar për të marrë pjesë në Konklavë (organ që zgjedh Papën), ai pritet të sigurojë ruajtjen e trashëgimisë së Papës aktual.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb