Zyrtarizimi i transferimit të Alvaro Moratas nga Chelsea te Atletico Madridi duket se është çështje orësh. Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për një largim të sulmuesit spanjoll drejt Atletico Madridit. Si duket tani zërat po marrin formë dhe Morata së shpejti pritet të bëhet “Los Colchoneros”. Sipas mediumit britanik Sky Sports, sot sulmuesi i Chelseat do të kryejë testet mjekësore me Atleticon e Madridit. Nga ana tjetër, zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Atleticos pritet të ndodhë më së largu të hënën. Morata do të transferohet te Atletico në një huazim të thjeshtë gjashtë mujor, me mundësinë për t’u blerë në verë nga klubi. Ky transferim nuk është pritur mirë nga tifozët e klubit madrilen, por lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Diego Simeone. Edhe trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka treguar se Morata ka kërkuar largimin nga Stamford Bridge.  (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb