Vendimi që CAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, pritet të jap sot për ndeshjen e pezulluar Serbi-Shqipëri, ngjall mjaft interes jo vetëm në vendin tonë por edhe në Danimarkë.

Arsyeja është shumë e thjeshte. Shqipëria i rrezikon jo pak Danimarkës, kualifikimin për në “Euro 2016”. Sipas të përditshmes daneze, “Telegraf”: Shqipëria do marrë tre pikët nga CAS. Ndeshja e ndërprerë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset “Euro 2016” do ti shkojë Shqipërisë me rezultatin 3-0, shkruan më tej “Telegraf”.

Danezët renditen provizorisht në vendin e dytë në grupin I, në kuotën e 10-të pikëve, tre më shume se Shqipëria e vendit të tretë, por nëse CAS, ashtu siç aludojnë edhe mediat daneze, do i japë kuqezinjve 3 pikët atëherë Danimarka dhe Shqipëria do të barazoheshin në kuotën e 10 pikëve, një situatë e cila do e kthente ndeshjen e 4 shtatorit, Danimarkë-Shqipëri në një ndeshje “ferri”.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb