Mediat më të rëndësishme botërore kanë shkruar për protestën e sotme të opozitës. Kështu, “Associated Press” nënvizon se opozita e Shqipërisë doli të protestojë sërish në rrugët e Tiranës, ndërsa kërkon zgjedhje të parakohshme.

“Disa mijëra protestues të opozitës u përpoqën të hynin në ndërtesën e parlamentit të Shqipërisë të enjten duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Tubimi është pjesë e protestave të opozitës së qendrës së djathtë të Partisë Demokratike gjatë muajit të kaluar, e cila akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste, udhëhequr nga Edi Rama se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin. Qeveria mohon akuzat”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias prestigjoze.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa edhe New York Times thekson se opozita shqiptare po proteston për dorëheqjen e qeverisë, kurse shton se protestuesit e irrituar u përplasën me policinë dhe çan një kordon policor.

“Pas hedhjes së predhave dhe fishekzjarrëve për rreth një orë, një grup protestuesish u përpoqën të thyejnë kordonin policor në hyrjen e parlamentit, duke thyer një kordon policor, por jo edhe të dytin kordon. Policia e vendosur në rreshtin e dytë nuk ndërhyri ndaj protestuesve dhe nuk u përdor ndonjë mjet nga ta. Në tubimet e mëparshme, mbështetësit e opozitës janë përpjekur të hyjnë në ndërtesën e parlamentit ose qeverisë duke përdorur bomba dhe predha tymi. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës”, thuhet në artikullin e NYT.

Edhe media të tjera ndërkombëtare kanë përcjellë për publikun nga mbarë bota protestat në Tiranë.

(D.Xh / BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb