Ajo ndoshta ka shkëlqyer në skenë, por ishte babai i Dua Lipës që ra në sy në spektaklin e Brit Awards. Kështu shkruajnë mediat botërore për Dukagjin Lipën dhe pjesëmarrjen e tij në evenimentin britanik.

“Depërtimi më i mirë… Babai i Dua Lipës! Babai i këngëtares vjedh skenën në spektaklin Brit Awards” – ky është titull i artikullit të tabloidit britanik, Daily Mail, kushtuar dukjes së Dukagjin Lipës në ceremoninë britanike të ndarjes së çmimeve muzikore.

Ndërsa revista amerikane People e ka titulluar kështu artikullin e vet: “Babai shumë atraktiv i Dua Lipës tërhoqi vëmendjen në Brit Awards”.

Shumë elegant dhe me një kostum të zi shume shik, babai i këngetares së famshme ka marrë shumë komente dhe pëlqimi edhe ne Intagram, teksa ka postuar foto nga eventi ku duket i mrekullueshëm.

(da.xha/BalkabnWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb