PRISHTINË- Mediat e huaja raportojnë për gazin në seancën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Edhe sot gazi lotsjellës në seancën solemne për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në Kuvend ka zënë vend në ballinat e mediave të huaja.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” raporton se debati parlamentar në Kuvend u ndërpre pasi u aktivizua gazi lotsjellës nga deputetët e opozitës, të cilët detyruan deputetët e shumicës që ta lënë sallën e Kuvendit.

Raporti i AP-së për zhvillimet në Kuvend është shpërndarë nëpër dhjetëra media ndërkombëtare.

“Kritikët thanë se Thaçi, i cili udhëhoqi luftën e suksesshme për ndarjen e Kosovës nga Serbia në vitet 1998-99, nuk është individ unifikues, që kërkohet në bazë të Kushtetutës. Disa liderë të opozitës janë partnerë të tij gjatë luftës së fundit”, shkruan AP.

Zhvillimet në Kuvendin e Kosovës nuk kaluan pa u raportuar edhe në mediat serbe. B92-shi serb raporton se deputetët e opozitës edhe njëherë aktivizuan gazin lotsjellës në Kuvend, pasi nuk pajtohen që Hashim Thaçi të jetë presidenti i ri i Kosovës. (KosovaPress)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: