ITALI

Dorëzimi i Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” është pasqyruar me detaje edhe në mediat italiane, të cilat përshkruajnë aktivitetin e 48-vjeçarit.

Mes tjerash, ata theksojnë se emri i Balilit është publikuar nga mediat greke dhe ai shfaqet si i implikuar në trafikun e marijuanës, e kapur në Greqi në sasi mbi 700 kg. Sipas medias “Milano Today”,  e cila citon burime të “Corriere”, shkruan se droga e sekuestruar nga policia greke kishte si destinacion tregun në Milano të Italisë.

Capture
Capture

Gjithashtu në raportin e publikuar sot nga media e shtetit fqinj, përshkruhen në detaje të gjithë të dhënat e Balilit dhe postet që ka mbajtur në Sarandë. Klement Balili u vetëdorëzua në Policinë e Shtetit të martën e kaluar, ndërsa ky veprim mori jehonë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe më gjerë. Sipas “Milano Today”, Policia shqiptare ka negociuar për tre muaj radhazi me familjarët e Klement Balilit për t’u dorëzuar.

Fjalët e ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili e quante Balilin si “Peshku i madh” kanë gjetur pasqyrim të detajuar  edhe në shtypin italian. Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e mbajtur javën e kaluar dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balilin, ndërsa hetimet vijojnë nga drejtësia shqiptare mbi aktivitetin e dyshimtë të 48-vjeçarit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb