Faleminderit dhe lamtumirë. Ka zgjëtur vetëm një sezon aventura e Gianluigi Buffon te Paris SG. Ndryshe nga sa ishte folur javët e fundit, portieri italian dhe klubi parizien nuk e rinovuan kontratën. Vetë kampionët e Francës, me anë të një njoftimi për mediat shpërndarë në rrjetet sociale konfirmuan ndërprejen e bashkëpunimit. Zyrtarisht flitet për një ndarje konsensuale, por mediat franceze nuk ndajnë të njëjtin mendim. Sipas tyre, ishte trajneri Tomas Tuchel ai që përshpejtoi fundin e avneturës së Buffon te Paris SG.

Buffon
Buffon

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, tekniku gjerman ka qenë i qartë në idenë e tij se Areola duhet të jetë portieri i parë në sezonin e ardhshëm. Stoli nuk mund të pranohej nga Buffon, që pas një karriere spektakolare ta mbyllë atë si rezervë. Për këtë arsye, largimi i tij nga Paris SG nuk do të thotë se italiani do të varë dorezat në gozhdë. Megjithëse afër të 40-ve, Buffon ka bërë të ditur se nuk ka ardhur ende koha e tërheqjes dhe se kërkon sfida të tjera. Mediat italiane janë munduar të gjejnë se cilat janë këto sfida, duke renditur disa skenare në lidhje me të ardhmen e ish-portierit të Juventusit. Kampionatet si ai i në Kinë, SHBA apo Katar zgjasin në kohë karrierën e lojtarëve, ndërsa nuk përjashtohet edhe një rikthim në Serie A. Juventus mbetet një alternativë edhe pse e vakët, ndërsa Roma dhe Parma janë dy pista të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb