Mediat greke shkruajnë sot se vrasja e 63-vjeçarit Petrit Zifle në Korfuz është kryer nga një anëtar i Agimit të Artë.

Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në Dragotina, Korfuz.

Media Greke
Media Greke

Autori i ngjarjes rezultoi pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që është anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat me partinë ekstremiste që kohët e fundit bën thirrje në zonë për të terrorizuar e ndjekur të huajt.

Te dielën e 25 nentorit, Petrit Zifle u largua nga banesa për të mos u kthyer më. Të alarmuar familjarët njoftuan policinë, ndërsa trupi i pajetë u gjet në një rrugë jashtë fshatit i qëlluar me armë zjarri. Pas 5 dite kërkimesh policia arrestoi autorin 44 vjecar , i cili pranoi krimin.

Policia sot bën të ditur se 44-vjeçari grek ka pranuar krimin për arsye banale, por nuk ka dorëzuar akoma çiften e gjahut që kishte me lejen përkatëse, e me të cilën pranoi se vrau 63-vjeçarin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb