FINIQ 

Mediat greke kanë shkruar në lidhje me takimin elektoral që kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar në Bashkinë e Finiqit. Në shkrimin e medias helene, nënvizohet se Rama iu tha banorëve se është e drejtë e minoritarëve që të valëvisin flamurin helen në atë pjesë të Shqipërisë ku ata jetojnë.

Rama në Finiq prezantoi kandidatin për kryetar të PS në këtë zonë Kostaq Kiçon. Fjalimi i Ramës, ku ndër të tjera tha se “minoriteti grek mund të valëvis flamurin e Greqisë”, ka shkaktuar reagime të shumta të qytetarëve shqiptarë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Komentuesit shqiptarë janë shprehur se shfaqja e flamurit grek në fushatat elektorale të kryeministrit Rama është një turp kombëtar. Rama iu përgjigj komentuesve, duke thënë se është e drejtë e pakicës që të valëvisë flamurin e Greqisë.

“Unë nuk jam krenar për flamurin grek. Ata janë minoritarë dhe kanë të drejtë të jenë krenarë për flamurin e vendit të tyre”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb