Mediat greke vijojnë të shkruajnë sa i përket, “Eskobarit të Ballkanit”. Në një artikull në ‘Ethnos’ përshkruhet se cfarë ka shkaktuar në Shqipëri përmendja e Klement Balilit si Baron i Drogës.

Duke iu referuar dosjes hetimore të policisë greke, gazeta “Ethnos” shkruan se ish-zyrtari ka lidhje të forta politike në Shqipëri, ndaj nuk është arrestuar.
Por përveç lidhjeve të tij politike dhe historisë që është arrestuar në vitin 2006 me 750 kg dogë, “Ethnos” përmend edhe këngëtarët grek që kanë ardhur në Shqipëri për të kënduar në resortin e tij “Santa Quaranta”.

Emra të njohur të muzikës greke, duke përfshirë Katerina Stikoudi, George Tsalikis, Ilias Vrettos, Stavento etj janë paguar për të kënduar në klubin e Balilit.

kengetare-greke

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb